Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i ka regauar kryeministrit Albin Kurtit, i cili ka thënë se nuk e ka dokumentacionin e rrjedhës së procesit të dialogut me Serbinë.
Gecaj ka thënë se Kurti po ankohet se nuk i ka “letrat” e dialogut, por a bie kjo që se nuk i kishte “letrat” dhe nuk dinte për rrjedhën e dialogut as atëherë kur e kalli Kosovën flakë.
“Kryeministri Kurti ankohet se nuk i ka ‘letrat’ e dialogut. A i bie kjo se nuk i kishte ‘letrat’ dhe nuk dinte për rrjedhën e dialogut as atëherë kur e kalli Kosovën flakë.Pra, bëri kundërshtim ‘paushall’ populist, duke manipuluar e instrumentalizuar një çështje mjaft delikate e të rëndësishme vetëm për të ardhur në pushtet”, ka shkruar ai Facebook.