Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se qeveria aktuale mund të jetë jetëshkurtër dhe se mund të ketë edhe një qeveri Hoti 2.
Në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, kryetari i Komunës së Pejës ka shfaqur besimin se kryeministri Hoti nuk do të merret me shkarkim të bordeve, por do të punojë pa bërë zhurmë.
“Besoj se Avdullah Hoti do të dëshmohet si kryeministër i zoti. Edhe pse po prognozohet se do të jetë një qeveri e shkurtër Hoti 1, unë besoj se do të kemi edhe Qeverinë Hoti 2. Me një qeveri të suksesshme Hoti 1 do të kemi edhe një Qeveri Hoti 2”, u shpreh Muhaxheri.