Telegramisot.com e ka siguruar një dokument në të cilin shihet qysh zyra e Kryetarit të Komunës në Pejë ka dhuruar ndihmë prej 2.500 eurove ndaj Milosh Dimitrijevic nga fshati i Gorazhdecit në Pejë.
Më këto para serbi planifikon të blejë nja makineri për pjekjen e rakisë kështu thuhet në arsyetimin e ndarjes së këtyre parave në vendimin e lëshuar nga Kryetari Gazmend Muhaxheri.
Dimitrijevic, njihet si kryetar i strukturave paralele serbe për rajonin e Pejës dhe në të kaluarën e kishte quajtur veten “kryetar të komunës serbë të Pejës”.
Ky është dokumenti: