Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas ankesave të qytetarëve për rregullimin e sanimin e përkohëshëm të disa gropave në sheshin e qytetit.
Muhaxheri thotë se ky intervenim është bërë që të evitohen pengesat e lëvizjes së qytetarëve në atë pjesë, transmeton Njeshi.
Ai shton se Peja, shpejt do ta ketë sheshin më të bukur në Kosovë.
“A ia vlenë të shpenzojmë dy herë në të njëjtin vend? Kuptohet që jo. Prandaj, ju lutem të gjithëve, të keni durim sepse sheshi i Pejës tonë do të bëhet prej më të bukurave që e ka Kosova”- thotë i pari i Pejës.
Postimi i plotë:
Natyrisht që sheshi i vjetër nuk është aspak në gjendje të rregulltë, për këtë arsye edhe ia kemi nisur ta rregullojmë siç i ka hije.
Megjithatë, pas reagimit dhe shqetësimit të disa qyetarëve për sanimin e disa gropave në pjesën e vjetër të sheshit, ky intervenim është bërë vetëm për t’i menjanuar pengesat e lëvizjes në atë pjesë.
A ia vlenë të shpenzojmë dy herë në të njëjtin vend? Kuptohet që jo. Prandaj, ju lutem të gjithëve, të keni durim sepse sheshi i Pejës tonë do të bëhet prej më të bukurave që e ka Kosova.
Për fund mos ta bëjmë aq kijamet, sepse prapë se prapë Peja është e bukur. Arsyeja? S’po e zgjas më shumë, kënaquni me këto pamje nga mëngjesi i sotëm.