Gazetari Branislav Krstiq nga veriu i Kosovës, ka folur për situatën aktuale në Kosovë dhe ndikimin e faktorëve ndërkombëtarë në veprimet e Qeverisë Kurti.
Ai ka theksuar se Beogradi është duke u koordinuar me çdo aksion të Qeverisë së Kosovës, dhe se kryeministri Albin Kurti nuk ka ndërmarrë asnjë lëvizje në veriun e vendit pa koordinim të ngushtë me zyrën britanike në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.
“Ne e dimë që Beogradi është duke u koordinuar me secilin aksion të Qeverisë sonë në veriun e vendit. Kryeministri ynë në veriun e vendit asnjë lëvizje nuk e ka bërë pa koordinim me zyrën britaneze në Prishtinë, tha Kristiq, në emisionin “Kosova Today” në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Krstiq theksoi se ndërkombëtarët janë të lodhur nga Kosova dhe se Kurti ka ardhur në pushtet në një moment kur Serbia është e gatshme të pranojë de facto pavarësinë e Kosovës.
Sipas tij, qytetarët në veri të Kosovës janë viktima të dyanshme nga të dyja anët, nga Prishtina zyrtare dhe nga Beogradi.
Ai gjithashtu e cilësoi si një “shfaqje të lojes” situatën ku po dalin flamujt dhe mesazhe nacionaliste në veri, duke thënë se kjo është një fushatë e pastruar para zgjedhjeve të ardhshme, ku lista serbe mund të përfitojë nga ky proces./KlanKosova.tv.
Ndiqeni intervisten e plotë, në linkun e videos së mëposhtme: