Batusha kritikon ashpër Meliza Haradinaj që i quajti njerëz toksikë anëtarët e AAK’së
Gazetari Besnik Batusha, ka reaguar në lidhje me deklaratën nga ministrja në dorëheqje Meliza Haradinaj dhe ish anëtarja e AAK’së, e cila tha se në parti ka njerëz toksik, shkruan Gazeta Metro.
Batusha, tha se askush nuk mund të thotë se Ramush Haradinaj qeveris AAK’në me dorë të hekurt pasi pati emëruar zv/ministër të Punëve të Jashtme Anton Berishën, i cili më pas shkoi në LDK dhe kritikonte AAK’në.
Të njëjtin rast sipas Batushës e bëri Meliza Haradinaj, e cila tha se po largohet nga disa njerëz toksikë në AAK, që e bëjnë partinë të jetë e pareformueshme.
‘’ “Po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme”, ka thone Meliza qe e ka mbiemnin e njejte me te ish shefit te saj partiak.
A mos osht pak si shume me thone keshtu per nje parti e nje kryetar qe prej keshilltares ta ka jap njeren nder pozitat me te rendesishme ne shtet? A s’paska qene toksike dhe e pareformuar partia qe te ngriti me se larti ne hierarkine e shtetit hic me larg se para 7 muajve? A nuk jane ata te njejtit njerez?’’, shkroi Batusha.
Ky është postimi i plotë:
‘’ Tani po thone Ramushi qeverise ne AAK me dore te hekurt! E pati bo zv/minister te Puneve te Jashtme nifar Anton Berishen, e ai sa e kreu mandatin iku e shkoi ne LDK. Prej LDK-se, Berisha, te cilen e paten gjujt me zolle sa u kon ne ART, sa mujke e shajke AAK-ne.
Tash ministrja e Jashtme qe sot dha doreheqje po e akuzon partine e Haradinajt per toksicitet.
“Po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme”, ka thone Meliza qe e ka mbiemnin e njejte me te ish shefit te saj partiak.
A mos osht pak si shume me thone keshtu per nje parti e nje kryetar qe prej keshilltares ta ka jap njeren nder pozitat me te rendesishme ne shtet? A s’paska qene toksike dhe e pareformuar partia qe te ngriti me se larti ne hierarkine e shtetit hic me larg se para 7 muajve? A nuk jane ata te njejtit njerez?
Pyetje sa t’dush ka…
Edhe nje zv/minister i kohes se PAN-it, ne zgjedhjet e fundit u pat ‘shky’ tu lobu per dike tjeter e tu e sha partine qe deri dje ‘bojke be’ n’to.
Gati njejte pati vepru edhe nje ish deputete… Lista osht e gjate, e gjate edhe ne te gjitha partite tjera.’’