Ish-gazetari i RTK’së, Ridvan Berisha, ka reaguar pasi në grupin “mekryeministrin” është shkruar për të dhe familjen e tij dhe institucionet ku janë të punësuar, raporton Express.
Sipas tij, këto shkrime po i bën vëllai i deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacollit.
Ai i ka quajtur “zagarë” ata që po i bëjnë këto shkrime, derisa i ka bërë thirrje kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, që t’i ndalë.
Tutje, Berisha ka aluduar se në RTK ka të punësuar edhe nga Vetëvendosje.
Reklamë
“Albin ndali zagarte! Ka mbaru fushata, me t’thane te drejten seriozisht m’boni ndere Fitore Pacolli qe e ke angazhu vllain me luajt rolin e Berias e te Gebellsit apo te ajetullaheve. Veç azhurnone listen se i keni me bollek edhe kontigjentin tuaj ne RTK”, ka shkruar Berisha.