Një gazetareje amerikane i janë ofruar $10,000 për të joshur ish-gjeneralin e ushtrisë HR McMaster, me qëllim të zbulonte informacione mbi Donald Trump, në një operacion me kamera të fshehta.
Gazetarja Tarah Price ishte kontaktuar nga grupi ‘Project Veritas’ për të futur në kurth ish-këshilltarin e sigurisë së Trump, McMaster, raporton e përditshmja The New York Times.
Project Veritas, i drejtuar nga James O’Keefe, është një grup konservator amerikan që përdor kamera të fshehura dhe gazetarë të infiltruar për të zbuluar informacione të sikletshme nga politikanë e gazetarë.
Grupi kishte vënë në shënjestër McMaster në 2018, kur ai ishte dëgjuar se kishte quajtur presidentin “idiot” apo se kishte inteligjencën e një “fëmije kopshti” gjatë një darke në restorantin italian Tosca.
‘The Times’ thotë se Project Veritas i ofroi Price $10,000 për të marrë pjesë në operacion.
Gazeta shkruan se në një email të vitit 2018 ish-i dashuri i Price shkruante se ajo “do të paguhet $10,000 për t’u infiltruar me një figurë të rëndësishme politike në Uashington.”
‘The Times’ nuk tregon se kush po i paguante paratë dhe se i dashuri i gazetares nuk e kishte idenë se cili do të futej në kurth.
Por McMaster kishte dhënë dorëheqjen më 22 mars dhe operacioni ishte braktisur.
Project Veritas nuk i përgjigjej pyetjeve mbi planin e tyre por O’Keefe quante artikullin e Times “shkrim njollosjeje”.
Një tjetër e rekrutuar nga Project Veritas ka qenë dhe ylli i programit ‘reality TV’ Anna Khait, e cila kishte si detyrë të ekspozonte ish presidentin apo dhe “shtetin e nëndheshëm” të SHBA./TCH