Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes personale me skuadren e njohur italiane të Serie A, Atalanta.
Anësori kosovar theu heshtjen duke folur për herë të parë rreth kalimit të tij në Bergamo.
“Drejtuesit e klubit kanë ardhur dy tri herë në Belgjikë për mua. Unë kam arritur marrëveshje me ta, dhe tani pritet që edhe klubet të arrijnë marrëveshje mes vete”, u shpreh Vojvoda .
Ai tregon edhe ditën finale kur do të vendoset nëse do të bëhet pjesë e Atalantas.
“Të hënën dihet gjithçka, pasi në këtë ditë është takimi final i klubeve”, shtoi 25-vjeçari.
Nëse Atalanta nuk përmbushë kërkesat e Standard Liege, Mërgimi ka edhe opsionet tjera.
“Janë edhe tri klube tjera të interesuara për mua, por deri më tani Atalanta është treguar më konkrete”, theksoi drenicasi.
Vojvoda vitin e kaluar iu bashkua Standardit nga Excel Mouscron