Analisti Shkëlzen Gashi pas ekspozesë së kryeministrit Albin Kurti tha se nuk u prezantua një program, dhe se ai dhe ekipi i tij është dashur ta kenë paraprakisht gati një të tillë para ardhjes në qeveri, njofton Klan Kosova.
“Ajo nuk më pëlqeu është se nuk prezantoi një program por një ekspoze ku i përmendi disa prej problemeve edhe dha zgjidhje shumë përgjithësuese”, ka thënë Gashi në Rubikon të Klan Kosovës.
Gashi tha se nuk i kishte pëlqyer as në Qeverinë Kurti I, e cila kishte garuar në zgjedhjet e 6 tetorit pa një program, dhe sipas tij, për fat të keq edhe në këto të tashme ka vepruar njëlloj.
Ai thotë të ketë pritur nga kj qeveri që të kishte krijuar një program këto nëntë muaj prej kur ata ishin rrëzuar, e besa edhe në tre muajt kur Gjykata Kushtetuese i kishte shpallur zgjedhjet e parakohshme.
“Ndoshta edhe ka program, nuk e di. Ndoshta janë t’u punu në program, a ndoshta kanë me e ba. Ai premtoi që ka me u ba një program edhe ka me iu prezantu deputetëve dhe qytetarëve për me u pa ai program”.