• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Gara për të parin e Prizrenit: Këta janë kandidatët që hapur kanë deklaruar se do të garojnë

13/04/2021 - 09:24:17
Gara për të parin e Prizrenit: Këta janë kandidatët që hapur kanë deklaruar se do të garojnë

Edhe pse ka kohë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, saktësisht gjashtë muaj, zyrtarë të partive politike kanë nisur të deklarohen si kandidat për kryetar të komunave të caktuara.

Një prej komunave ku gara pritet të jetë tejet e ashpër është ajo e Prizrenit, që aktualisht qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo më shumë

Lamtumirë shi!!!

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
5
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
19

Aktualisht janë katër kandidatë të partive që hapur kanë shprehur ambicien për të garuar në zgjedhjet lokale të tetorit për kryetar të Prizrenit, shkruan Reporteri.net.

Kryetari actual i kësaj komune, Mytaher Haskuka, mbrëmë në një emision televiziv e ka lënë të hapur mundësinë që të garojë edhe një mandat.

“Nuk muj me paragjyku kurrgjë. Do të varet varësisht prej kërkesave do të shikojmë. Ka njerëz të cilët kërkojnë të kandidoj”, ka thënë Haskuka në Klan Kosova.

Haskuka, ka thënë që nuk e sheh problematike që deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, e ka shpallur kandidaturën për kryetare të kësaj komune.

“Një gjë është shumë e mirë që në Vetëvendosje çdo person mundet me i paraqitë aspiratat e veta edhe nuk është diçka problematike. Nuk shoh kurrgjë problematike në këtë aspekt; çdo person mund ta paraqesë kandidaturën”, ka deklaruar Haskuka.

Pra Haskuka së parti do të ketë garë brenda partisë, pasi edhe bashkëpartiakja e tij Drita Millaku ka shprehur ambiciet për t’u bërë kryetare e Prizrenit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Nëse i jepet mundësia që ajo të jetë e zgjedhura e VV-së për Prizrenin, Millaku e ka dhënë fjalën dhe besën që do t’i shërbejë me ndershmëri të gjithë prizrenasve pa dallim rajoni, kombësie dhe feje.

“Në prag të zgjedhjeve lokale të vjeshtës para organeve të Lëvizjes dhe para aktivistëve dua të paraqes kandidaturën time për kryetare të komunës së Prizrenit. E dua Prizrenin, çdo rrugicë, çdo lagje, çdo fshat e çdo skaj të tij. Jetoj çdo ditë pranë historisë, harmonisë, kulturës e traditës së këtij qyteti historik. Nëse më jepet mundësia të garojë si kandidate e Lëvizjes e jap fjalën dhe besën se me tërë qenien time do ti përkushtohem punës për ti shërbyer me ndershmëri të gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim rajoni, kombësie dhe feje”, ka shkruar ajo dje në një postim në Facebook.

Kandidat tjetër për kryetar të Prizrenit sipas të gjitha gjasave do të jetë edhe Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai mbrëmë në një emision televiziv e ka lënë të hapur mundësinë që të garojë për kryetar të kësaj komune.

“Nuk përjashtohet që kandidoj për kryetar të Prizrenit. Është shumë herët, duhet të përfundojmë disa procese të brendshme”, tha Quni në T7.

Edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj ka konfirmuar kandidaturën e tij për kryetar të Prizrenit.

Totaj dekalroi ditë më pare se e ka përkrahjen e shumë qytetarëve të Prizrenit dhe të degës së PDK-së në Prizren.

“Mendoj se ajo punë ka vetëm se pritet të zyrtarizohet dhe atëherë tek do të fillojmë me plane konkrete me shpalosje të programit të konceptit e kështu me radhë”, tha Totaj për mediet, shkruan Reporteri.net.

Poashtu edhe Zafir Berisha nga NISMA ka thënë se sërish do të garojë për kreun e Prizrenit.

“Sigurisht do të kandidoj sepse kam obligim moral, njerëzor e qytetar para prizrenasve, që Myten dhe këtë grumbull kalamajsh politik t’i dërgoj në shtëpi. Pasi e llogaris veten fajtor që i kam sjell në pushtet, kuptohet pa e dituar se sa hajdutë janë që po ja kalonin edhe PDK-së”, ka thënë ai për mediet ditë më pare.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për disa zgjedhje lokale rresht kandidat i kësaj partie për kryetar të Prizrenit ka qenë Lulëzim Kabashi, por nuk dihet nëse i njëjti do t’ia mësyjë sërish garës.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale mbahen në muajin tetor të këtij viti.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Lamtumirë shi!!!
Lajme

Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius

June 6, 2025
5
Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
Lajme

Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit

June 6, 2025
19
Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
Lajme

Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli

June 6, 2025
11
Sot festohet Kurban Bajrami
Lajme

Sot festohet Kurban Bajrami

June 6, 2025
4
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Mbytet në punë kosovar në Austri

June 5, 2025
64
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë

June 5, 2025
12
Next Post
Milaim Zeka: Adem Jashari ka pi birra, s’ka pasë kurrgjë t’bëj me këta muxhahadinat

Milaim Zeka: Adem Jashari ka pi birra, s’ka pasë kurrgjë t’bëj me këta muxhahadinat

Më të fundit

  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë mbi 30 gradë Celsius
  • Familja Shala ia fal gjakun familjes Krasniqi në ditën e Kurban Bajramit
  • Varianti i ri i Covid zbulohen në Angli
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi