Mbrëmë vonë është kthyer në atdhe klubi i futbollit Prishtina, pas anulimit të ndeshjes në Gjibraltar pas konfirmimit të tetë futbollistëve me COVID-19.
I gjithë klubi sot nga ora 09:00 ka nisur testimet në IKSHKP, pasi që siç thuhet në njoftim asnjëri nuk ka simptoma të virusit
“Pas udhëtimit më se tre orësh me “charter”, skuadra ka mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë”.
“Të gjithë futbollistët janë mirë, habit fakti që askush nuk ndjen simptoma. Andaj, nesër nga ora 9 në mëngjes skuadra sërish do të testohet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”.