Një grua në Fushë Kosovë është arrestuar të enjten nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.
Sipas njoftimit nga Policia, në raportin 24-orësh, ajo dyshohet se veprën e kreu nën ndikimin e alkoolit.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.