Dje në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshje me djalin e saj, një grua është kanosur me thikë nga djali i saj duke e detyruar të qëndrojë për disa orë e mbyllur në një dhomë.
Viktima ka marrë tretman mjekësor për shkak të shqetësimit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.