Termokos ka aplikuar për leje mjedisore të integruar, si pjesë e angazhimit tonë për përmbushjen e standardeve ligjore dhe mjedisore thuhet në njoftimin e Termokosit.
Në këtë kuadër, kemi obligim ligjor dhe moral të përfshijmë qytetarët në procesin e diskutimit dhe vendimmarrjes për çështje që ndikojnë në jetën dhe mjedisin tuaj.
Ky është njoftimi nga Termokos:
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë debat publik, ku do të prezantojmë detajet e këtij aplikimi dhe do të dëgjojmë mendimet, shqetësimet dhe sugjerimet tuaja.