Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të mërkurën do të shënojë Ditën e Forcës- Ushtrisë së Kosovës.
Ceremonia mbahet në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, nga ora 11:00.
Në ceremoni do të marrin pjesë: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes,
Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralë, oficerë, mysafirë, personalitete shtetërore dhe akademike.
Me fjalë tematike do të paraqiten presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Në fund të ceremonisë do të ndahen dekorata dhe mirënjohje për stafin e dalluar të Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerët dhe nënoficerët e dalluar të FSK-së.