Në shumë pjesë të Indisë, foshnjat e gjinisë mashkullore favorizohen më shumë se vajzat, të cilat – për shkak të sistemit atje, mund të shihen si një barrë financiare për familjet.
Por, njerëzit e fshatit Piplantri janë duke e luftuar këtë paragjykim.
Aty fshatarët festojnë lindjen e vajzave të tyre duke mbjellë 111 pemë për secilën foshnje.
Rituali filloi pasi Shyam Sunder Paliwal humbi vajzën e tij adoleshente dhe mbolli një pemë për nder të saj. Sot, ai po udhëheqë kauzën për t’u siguruar që vajzat e Piplantri janë të mbrojtura nga lëndimet dhe të arsimuara në mënyrë që të rriten për t’u bërë të pavarura dhe të përmbushura me veten.
Pemët tani po bëhen burim i bukurisë, mirëmbajtjes dhe rritjes për vajzat dhe fshatin në tërësi.