Rosalyn Ferrer, 50-vjeçe dhe Rommel Basco, 55, nga provinca Pampanga në Filipine, jetonin prej vitesh në një tendë të improvizuar së bashku me gjashtë fëmijët e tyre, transmeton Telegrafi.
E pas 24 viteve bashkëjetesë, ata nuk patën rastin të martohen për shkak të problemeve financiare dhe ishin shumë të fokusuar që të fitojnë “kafshatën e gojës për veten dhe fëmijët”.
Richards Strandz i cili ka në pronësi një sallon ondulomi në afërsi të vendit ku jetojnë çifti, pa dyshen derisa po mblidhnin gjësende të ndryshme nga plastika nga të cilat fitonin para për ushqim – kështu një ditë Strandz u konsultua me miqtë dhe vendosën që t’i bëjnë një befasi të këndshme çiftit.
Fillimisht u ndihmoi të rregullojnë dokumentacionet për kurorëzim, dhe më pas pagoi shpenzimet e ceremonisë martesore që u mbajt në një kishë.
E në fotosesionin e realizuar më 13 shkurt, Rosalyn shihet e veshur me fustan të bardhë të nusërisë, kurse Rommel kishte një kostum të shtrenjtë.
“Gjithmonë kam ëndërruar për një martesë të bardhë, por kjo mu ngulit në kokë që kur isha vajzë e vogël. Me kalimin e kohës më doli nga mendja. Kurrë nuk kishim para të mjaftueshme kështu u koncentruam të punojnë sa për të fituar për ushqim. Por, tani po ndihem e bekuar që kjo ndodhi. Jam shumë falënderuese”, ka thënë Rosalyn.