Akademiku dhe kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Frashër Demaj, sot fushatën zgjedhore për 14 shkurtin e bëri në fshatin e tij të lindjes në Radac, ku është pritur ngrohtësisht nga shumë bashkëvendës të tij me të cilët e ndau nga afër programin e LDK-së, dhe ofertën e tij si deputet i ardhshëm i Kuvendit te Kosovës.
Në krah të Demajt, në këtë takim ishte edhe kryetari i komunës Gazmend Muhaxheri e disa kandidat te tjerë të LDK-së
Para bashkëvendësve të tyre, Frasher Demaj deklaroi se “Banoret e fshatrave Radac e Novosellë, si gjithmonë, ka qenë në mbështetje të vlerave të civilizimit modern për shtetin e Kosovës, për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe perspektivën për banorët e zonës”
Prandaj, edhe kësaj here, banorët e kësaj ane vendosën t’ia besojnë votën LDK-së dhe kandidatit për deputet të kësaj ane, djalit të tyre, Historiani dhe Akademiku Frashër Demaj