Në Eferding të Austrisë është mbajtur një akademi përkujtimore për ish ushtari e UÇK-së, dhe eprorin e lartë të TMK-së, Skender Gashin. Lajmin e bëri të ditur në profilin e tij kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, i cili në fjalimin e tij tha se janë të shumta fushëbetejat ku Skenderi dha kontributin e tij dhe ajo që binte në sy lehtësisht ishte fakti se i njihte taktikat e luftës dhe se nuk i pëlqente të qëndronte pasiv, duke pritur kur armiku të sulmonte, por kërkonte angazhim e përballje direkte me armikun. E njihte strategjinë dhe taktikat e armikut, gjë që ishte përparësi e madhe në ato rrethana.
Në këtë akademi ishte prezent i biri i tij Valmir Gashi, i cili është asamblist i AAK-së. Po ashtu këtë ngjarje nga afër e përcolli edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj.
Skender Gashi, njihej me nofkën komandant “SIGI”, në UÇK, Zona Operative e Pashtrikut, Brigada 124 ″Gani Paçarizi”. Ai ishte nga fshati Sopniq i Rahovecit.
Pas luftës Skënder Gashi ishe epror i lartë i Zonës së II të TMK-së dhe komandant i Batalionit të Logjistikës në Sallagrazhë, shkruan Telegramisot.info
Si i ri kishte dalur në kurbet, dhe atje ishte vlerësuar si një ndër punëtorët më të mirë, i sjellshëm, dhe kishte pasur rastin të punonte në firmën e madhe të Austrisë, Shtrabak Linz!
Edhe pse kanë kaluar 23 vite nga vrasja e tij, makabre, dhe ende nuk ka gjurmë se kush e kreu këtë krim.
Autorë të ndryshëm, vrasjen e eprorit të TMK-së Skënder Gashit e lidhin drejtpërdrejtë me vrasjen e Ekrem Rexhës – komandant “Drinit”.
Kjo motivohet edhe nga fakti se askush nuk ka gjetur tek jeta e tij, se nëse gjatë luftës apo pas përfundimit të saj, ka pasur ndonjë konflikt fizik apo edhe verbal me bashkëluftëtar të tij, epror, e aq më pak me fqinjë apo të afërm. Ai po ashtu me ndershmërinë e tij nuk kishte pranuar të uzurponte prona, toka, banesa apo lokale afariste.
Këtu është filmi dokumentar që tregon se si dhe kush e vrau Skender Gashi:
Ky është postimi i plotë i Smaj Latifit: