Pas prezantimit të marrëveshjeve nga ministrat nga Kosova dhe ata nga Shqipëria, është prezantuar edhe projekti i Portit të përbashkët mes dy vendeve.
Gjatë prezantimit të “Porto Romano”, u tha se nëse bëhet zbatimi i tij, atëherë ky do të jetë ndryshim për të gjithë rajonin.
“Ky projekt do të ndryshojë lojën jo vetëm për dy shtetet tuaja, mirëpo për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Zgjatja e funksionit të portës do të bëhet si katalizator për përmirësimin nivelit e lidhjes dhe intermodalizmit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është porti kryesor i Prishtinës”, u tha në prezantim.