Shtetet e Bashkuara po sigurojnë qindra mijëra vaksina,pikërisht në ‘oborrin’ e Kinës.
Zyrtarët ushtarakë kanë paralajmëruar për muaj me radhë se një pushtim kinez në Tajvan mund të jetë një pikë kthese për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, gjë që mund të përcaktojë fatin e rajonit Azi-Paqësor për dekadat e ardhshme.
Sipas zyrtarëve të Taipeit dhe të Administratës së Biden-it, nëlidhje me ligjvënësit amerikanë që udhëtuan në Tajvan në fillim të kësaj jave në një vizitë tjetër, thuhet se Tajvani është konvertuar në një vijë të parë për mosmarrëveshjen në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, tashmë në një arenë tjetër: vaksinimi i pjesës tjetër të botës.
Në një udhëtim në Tajvan të koordinuar ngushtë me Shtëpinë e Bardhë, një grup dypartiak që përfshinte senatorët Demokratë,Chris Coons dhe Tammy Duckworth, dhe senatorin Republikan,Dan Sullivan, tha pas një takimi me presidenten taivaneze, TsaiIng-wen, se Shtetet e Bashkuara do të shpërndajë vaksina Pfizernë këtë vend në vlerë prej 750,000 dollarësh.
Dhe, meqë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjithnjë e më shumë e ka rrumbullakuar konkurrencën e SHBA-së me Kinën si një test stresi sistematik të demokracisë në stilin perëndimor kundër autoritarizmit të Partisë Komuniste kineze, ligjvënësit thanë se udhëtimi ishte një shans për të rikujtuar se mënyra e Uashingtonit për të bërë biznes ende funksionon.
“Përvojat e vitit të kaluar në Shtetet e Bashkuara u japin njëshans atyre që duan të shohin demokracinë të adaptuar si model botëror për mënyrën se si të qeverisim veten,” tha Coons, i cili është një aleat i ngushtë i Biden-it pranë Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Projekti me vlera nja 250 miliardë dollarësh i Senatit që përkon me kërkimin shkencor për t’i bërëkonkurrencë Kinës dhe delegacionit dypartiak në Azi, është një shans për të “treguar se demokracia jonë mund të funksionojë dhe mund të adresojë sfidat e këtij momenti”, shtoi ai.
Ekziston një histori e kahershme e demokratëve dhe erepublikanëve që luajnë mirë në diplomacinë e shëndetit publik, që daton të paktën nga Plani i Emergjencës së presidentit të SHBA-së për programin e Ndihmës së AIDS-it, i filluar nën administratën e George W. Bush. Ligjvënësit u paraqitën menjëherë pasi Departamenti i Shtetit njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të siguronin 1.1 milionë vaksina për Korenë e Jugut në një vizitë në Seul-një aleat i SHBA-së që ka një marrëdhënie të fortë tregtare me Kinën.
Megjithatë, udhëtimi vjen në kohën kur vaksinimi global ka marrë një avantazh më të fortë në muajt e fundit me Biden-in,duke përdorur Samitin e parë të udhëheqësve me grupin e Dialogut të Sigurimit Katërkëndësh të kombeve, që përfshin Japoninë, Indinë dhe Australinë rreth një takimi të përbashkët partneriteti për të prodhuar 1 miliard vaksina deri në fund të vitit të ardhshëm. Vendet e G-7 u zotuan të ndajnë një miliardvaksina të tjera me vendet në zhvillim në një tubim në Cornwall, Angli, të premten e kaluar, si me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas deklaratave të ndihmësve të kongresit dhe ish-zyrtarëve amerikanë të informuar mirë për debatin, megjithatë, ka ende tension prapa skenave. Administrata e Biden-it është e mbyllur në debate të tensionuara ndërinstitucionale në lidhje me shpërndarjen e vaksinave në mënyrë joproporcionale te aleatët e SHBA-së ose për t’i ndarë ato më gjerësisht.
“Pyetja themelore është nëse e shpërndajnë atë në masë të gjerëe nga pak ose nëse e ndajnë në një numër të vogël të vendeve për të pasur ndikimin më të madh,” tha një ish-zyrtar i SHBA-së. Një ndihmës i Coons tha se Kongresi po flet në mënyrë aktive me administratën se cilave vende duhet t’u japin përparësi, duke u përqendruar në vendet që përballen me shpërthime të rënda të pandemisë.
Por, edhe kur ai debat zhvillohet në Uashington, zyrtarët dhe ligjvënësit amerikanë këmbëngulin se ka një ndryshim kritik në mënyrën se si administrata e Biden-it dhe Kina po trajtojnë vaksinat globale në raport me Pekinin.
Dy ndihmës të kongresit thanë se Kina është përpjekur të mos e mbajë premtimin e vaksinave Sinopharm për vendet me standard më të ulët që njohin Tajvanin, si Paraguai, për t’u përpjekur t’i detyrojë ata të ndryshojnë mendje. Tsai ka akuzuar Kinën për ndërhyrje në një marrëveshje me Pfizer për të siguruar vaksinat. Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, shfrytëzoi rastin në një vizitë në Japoni këtë javë për të kritikuar Kinën për përdorimin e vaksinave për të rritur presionin diplomatik ndaj Tajvanit.
“Kina, tani për tani, po u dërgon vaksina të saj tejet të dobëtavendeve më pak të zhvilluara në botë dhe në Afrikë, porsekinezët kanë lidhje ekonomike që u nevojitet me këto vende, për çka ua imponon atyre për të marrë vaksinat e tyre”, tha Sullivan. “Ne nuk jemi duke e bërë atë gjë.”
Delegacioni së pari planifikoi udhëtimin e tij në Tajvan, pavarësisht para se administrata të kuptonte itinerarin e tij të përafruar me planet e Shtëpisë së Bardhë për të siguruar vaksinat Pfizer në ishull. Ligjvënësit tashmë ishin në pritje të një reagimi kinez ndaj vizitës atje, tha ndihmësi i Coons.
Imazhi i tre ligjvënësve amerikanë, duke përfshirë një aleat të ngushtë të Biden, duke arritur në Tajvan në bordin e një aeroplani transporti ushtarak dhe duke ia shtrënguar duart Tsait, nxiti një sërë shkrimesh e editorialesh në mediat kineze dhe një sulm amfib të Ushtrisë Popullore Çlirimtare pranë ishullit.
Ligjvënësit dhe stafi këmbëngulën se udhëtimi ishte një shans për Shtetet e Bashkuara për t’ia kthyer të mirën Tajvanit, i cili i kishte siguruar me mijëra maska Uashingtonit vitin e kaluar.
Por, disa ekspertë e shohin përpjekjen si një tjetër rrugë për të çuar më tej marrëdhëniet jozyrtare me Tajvanin, i cili është parandaluar prej kohësh nga anëtarësimi në Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga Kina. “E gjithë kjo nënvizon rolin e rëndësishëm që Shtetet e Bashkuara duhet të luajnë për të ndihmuar Tajvanin të dalë nga bllokada e Pekinit”, tha IanEaston, një studiues në Institutin “Project 2049”, një institucion studimor me bazë në Virxhinia.
Dhe, ndërsa optika e udhëtimit shkaktoi shqetësim në Pekin, ligjvënësit këmbëngulën që udhëtimi ishte planifikuar plotësisht brenda ligjit të vitit 1979, që vendosi lidhje kuazi diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Tajvanit. Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë në Azi, Kurt Campbell, ndihmës i Biden-it në rajon, tha muajin e kaluar se administrata e re do të nderojë “paqartësinë strategjike” të krijuar nga Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin nëse ushtria amerikane do ta mbronte kombin nga një sulm kinez. Sullivan tha se ligjvënësit dhe Tsai nuk diskutuan nëse Shtetet e Bashkuara do t’i dilnin në ndihmë Tajvanit në një krizë të mundshme ushtarake.
Megjithatë, temperatura po rritet me sulmet e përditshme kineze në zonat e mbrojtjes ajrore të Tajvanit, të cilat shihen si një përpjekje për të ‘djegur’ pilotët e Taipeit. Zyrtarë të lartë të Mbrojtjes kohët e fundit thanë se Kina ka tendencë të rritë stërvitjet e saj për të përkuar me vizitat jozyrtare, teksaUashingtoni po shikon me kujdes nëse ato stërvitje bëhen më komplekse në shërbime të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit, të tilla si përfshirja e më shumë forcave detare dhe raketave.
Shtetet e Bashkuara duhet të synojnë ta bëjnë Tajvanin të aftë të qëndrojë ushtarakisht deri sa të arrijnë përforcimet e SHBA-së, tha Bradley Bowman, drejtor i lartë i Qendrës për Fuqinë Ushtarake dhe Politike në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.
Por, Bowman, një ish-punonjës republikan i Senatit, i cili dëshiron lidhje më të ngushta, të tilla si shitje më shumë të armëve, një marrëdhënie më të ngushtë jozyrtare diplomatike dhe më shumë stërvitje të përbashkëta ushtarake, dhe të tjerë si ai, e pranojnë se ekziston rreziku i ‘ariut’ kinez në rast tëndihmës për Tajvanin.
“Duhet të jemi të kujdesshëm-kjo nuk është një shkencë precize,” tha ai, duke shtuar se Pekini ka qenë mjaft i qartë për planet e tyre për Tajvanin.