Florian Marku njihet si një boksier i guximshëm dhe në ring gjithmonë e sulmon i pari kundërshtarin.
Por, boksieri shqiptar e ka shfaqur trimërinë e tij edhe në det, shkruan “Gazeta Express”.
Ai e ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke kërcyer në ujë dhe duke notuar vetëm pak metra pranë balenave në detin e Tenerifes në Spanjë.
Marku ka marrë komente prej më të ndryshmeve, sa që kishte prej tyre që e quanin “të çmendur” për veprimin e tij, pasi balenave s’ju dihet kurrë, përkundër faktit se konsiderohet që nuk i sulmojnë njerëzit.