Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, në përjashtim të disave që janë vonuar për pak minuta.
Komisioni i Zgjedheve për 21 ditë ka përfunduar të gjitha përgatitjet e duhura për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.
“Lista përfundimtare e Votuesve për Zgjedhjet e 11 qershorit përmban 1 milion e 872 mijë e 941 votues. Komision Qendror i Zgjedhjeve fton votuesit të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit”, ka thënë Elezi./IndeksOnline/