Rektori i sapozgjedhur i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti ka thënë se përmirësimi i mësimdhënies dhe infrastruktures në UP do të jetë prioritet i tij në mandatin katërvjeçar.
Ai theksoi para gazetarëve se nuk do të lejojë që të ketë ndikime politike në UP dhe se do të ndërhyjë në ndryshimin e statutit të UP-së.
Sahiti u zgjodh në krye të Universitetit të Prishtinës me shtatë vota pro nga nëntë sa gjithsej ka Këshilli Drejtues.
Dy vota të tjera i mori Faton Berisha ndërsa, Blerim Rexha asnjë votë.