Kjo ngjarje e cila nisi si debat verbal mes të dyshuarve, pasoi me përleshje fizike. E për t’u mos u mjaftuar me kaq në këtë konflikt pati edhe gjuajtje me armë. Një version të kësaj ngjarje e dha për pronari i lokalit “Zone Bar”.
Pal Nushi, pronar i kësaj kafeterie, ka mohuar se rrahja dhe gjuajtjet me armë kanë ndodhur brenda lokalit të tij.
Sipas tij përleshja fizike në mes të dyshuarve ka ndodhur në një parking që gjendet jo shumë larg lokalit.
“Te nderuar: përleshja fizike që ka ndodhur në mes tyre nuk ka ndodhur në lokal, por në parking“, ka thënë ai
Tutje ai ka shtuar se ai vetë, por as pronarët e lokalit s’kanë asnjë lidhje me përleshjen apo personat e dyshuar.
“Janë xhirimet që e kapin të gjithë ngjarjen, lokali zone bar as pronarët s’kanë pas të bajn asni gja me at përleshje, sepse ky është biznes familjar“, ka shtuar Nushi.
Sipas Nushit janë edhe xhirimet që janë kapur nga kamerat e sigurisë të cilat dëshmojnë se ngjarja nuk ka ndodhur në lokalin e tij.
Ai ka thënë se ato xhirime tashmë janë marrë nga ana e policisë.
Sinjali ka mësuar se gjatë përleshjes fizike, i dyshuari kryesor ka nxjerr armën e zjarrit dhe ka shtënë dy herë në ajër, e më pas ka shtënë në drejtim të një të dyshuari tjetër, të cilin e plagosi në këmbë.
Por, kjo ngjarje nuk ka përfunduar këtu. Një i dyshuar tjetër gjuajti me armë në drejtim të dyshuarit kryesor.
Si pasojë e përleshjes fizike mbetën të lënduar katër të dyshuar dhe një person tjetër që kishte ndërhyrë për t’i ndarë gjatë rrahjes.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se i dyshuari kryesor që e ka plagosur një person bashkë me njërin nga të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati.
Ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Njëri është dërguar në ndalim, ndërsa një tjetër është liruar në procedurë të rregullt.
Në veturën e të dyshuarit që është liruar është gjetur një armë dhe një karikator.
Pasi Policia doli në vendin e ngjarjes, Sinjali mëson se janë konfiskuar gjashtë gëzhoja, një predhë dhe një veturë me targa zvicerane.