Qerim Kelmendi, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është gjetur sot i vrarë në veturën e tij në Zahaq të Pejës. Për ngjarjen janë deklaruar edhe fqinjët, raporton Express.
Xhevdet Kelmendi është fqinji i Qerimit, i cili mbrëmë e kishte njoftuar Policinë pas krismave që kishte dëgjuar.
Ai i ka thënë Gazetës Express se Policinë e kishte njoftuar për rastin rreth orës 01:20, derisa ka shtuar se me Qerimin kanë pasur raporte të mira.
Ndryshe, sipas Policisë së Kosovës, fillimisht ishte lajmëruar për një veturë të djegur, në fshatin Zahaq të Pejës. Por, gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.
“Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.
Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes është konstatuar se vetura e djegur është e tipit VË Passat me targa vendore”, thuhet në komunikatë.