Aktorit të njohur kosovar, Luan Jahës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore për shkak të infektimit me Covid-19.
Vajza e tij, Hana ka bërë thirrje që njerëzit vullnet mirë t’i sigurojnë plazmën e gjakut.
“E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin (Luan Jaha), andaj personat që e kanë vullnetin e mirë dhe sapo e kanë kaluar Covidin e që kanë grupin e gjakut A Pozitiv të më lajmërohen.Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa. Ju falenderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën”, ka shkruar ajo në Facebook.
Pas lajmit që u shpërnda në media ka reaguar edhe vetë Jaha përmes rrjeteve sociale.
Ai ka thënë se gjendja e tij shëndetësore momentalisht stabile.
“Përshëndetje miq, Ju faleminderit shumë për gatishmërinë! Gjendja ime shëndetësore është stabile. Uroj të shihemi për të mira! Ju paça ?❤”, ka shkruar ai.