Një kadet i forcave ajrore ukrainase tregoi se si ai kishte mbijetuar për mrekulli nga përplasja e aeroplanit që i mori jetën 25 personave, duke u hedhur para se avioni të rrëzohej në tokë.
Vyacheslav Zolochevskyi është i mbijetuari i vetëm nga aeroplani ushtarak Antonov An-26.Pamje të reja janë shfaqur në momentin që avioni ushtarak u përplas në tokë dhe shpërtheu në flakë.
Ai tha se çdo gjë ndodhi si në video-lojëra, ndërsa tregoi se kishte parë shokun e tij të digjej dhe se ishte përpjekur ta ndihmonte të shuante flakët.
Shoku i tij u soll i gjallë në spital, por ai humbi më pas jetën
Zolochevskyi thotë se megjithatë nuk mbanë mend shumë detaje dhe se kishte rënë pa ndjenja disa minuta pas shpërthimit.