Raif Osmani, ka thënë se kurrë në jetën e tij nuk ka punuar për sistemin jugosllav, paralajmëron padi për Thaçin.
Del shpesh për t’u shëtitur rrugëve të qytetit të Mitrovicës.
Si pensionist, Raif Osmani, tash ka kohë të lirë për të kaluar në qetësi ditët me familjen dhe miqtë e tij këtu në lagjen Bajr të Mitrovices.
Por janë disa zhvillime në Prishtinë që ia kanë prishur qetësinë, babait të Vjosa Osmanit.
Kohëve te fundit ai u akuzua se i ka shërbyer ish sistemit.
Madje ne media ka qarkulluar edhe një fotografi kur pretendohej se një person i veshur me uniforme te policisë serbe ishte babai i i kryetares së Kuvendit.
Por gjithë këto akuza i ka hedhur poshtë Osmani.