Në prezencë të familjarëve, para pak orëve është zhvarrosur trupi i S.Kukleci që ndërroi jetë ditë më parë.
Për 39 vjeçaren është thënë se ka qenë e infektuar me Covid-19.
E ndjera para se të rezultonte pozitiv në testimin me koronavirus, kishte shkuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog për kontroll.
Pasi gjendja e saj nuk ishte stabile, nga Istogu ajo u dërgua për në Spitalin Regjional të Pejës ku edhe ka qëndruar për dy ditë.
“Sot është zhvarrosur trupi i S.Kukleci me kërkesë të familjes. Ata dyshojnë në arsye e vdekjes dhe kanë kërkuar që t’i bëhet obduksioni” ka thënë drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj
Tani pas zhvarrimit trupi i saj është dërguar në obduksion. Prezent ishin një prokurore dhe dy polic hetues. Sipas inforamcioneve që kemi, rezultatet do të dalin brenda dy ditëve.