Partia që udhëhiqet nga Dardan Molliqaj ka zhvilluar sot një aksion në oborr të presidencës, raporton Gazeta Express.
Nga ky subjekt e kanë vendosur flamurin me llogon e UÇK-së aty.
Ky aksion i PSD-së vjen pas akuzave që kanë shkuar në drejtim të presidentes Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit në një postim ku fliste për Kosharen nuk e përmendi UÇK-në.
Në oborr të presidencës janë të vendosur flamuri i BE-së, i Kosovës dhe ai i Dardanisë.