Deklarata e kryetarit të Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq, se është hequr flamuri i Republikës së Kosovës nga Kalaja e Artanës po del të jetë e pavërtetë.
Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Në media është raportuar se flamuri gjigant ishte larguar me urdhër të kryetarit Ivanoviq.
Ai deklaroi se askush nuk e kishte informuar qeverisjen lokale për vendosjen e flamurit, duke shtuar se për një veprim të tillë është informuar nga mediat.
“Ne nuk ishim informuar fare se ishte vendosur, por përmes mediave mësuam se diçka po ndodhte atje. Askush nuk na informoi, as ministritë, as organizatat joqeveritare dhe punonjësit e komunës nuk e dinin se çfarë po ndodhte”, deklaroi kryetari i komunës së Novobërdës.
Ndryshe, televizioni shtetëror serb, “RTS”, raportoi rreth vendosjes së flamurit.
Kronikën për këtë temë të përgatitur nga T7 e gjeni në LINK.