Ditën e sotme Gjykata e Kukësit ka dhënë dënimin për këngëtaren e njohur, Fjolla Morina, e cila është e akuzuar për trafikim armësh.
Për Morinën e cila aktualisht ndodhet në arrati, Gjykata ka vendosur gjashtë vite burg. Lidhur me këtë vendim ka reaguar avokatja e këngëtares, Aurora Guska, e cila është shprehur se vendimi i Gjykatës do të ankimohet.
Sipas Guskas, Fjolla ka pasur në çantë vetëm një armë dhe atë aksidentalisht. “Vendimin e gjykatës do ta ankimojmë. Ka pasur vetëm një armë, e ka pasur pa dashje, aksidentalisht në çantën e saj,” u shpreh avokatja për mikrofonin e ABC.