Termokos ka njoftuar se edhe këtë vit do të ndajë pesë bursa për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike (FIM), Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (FIN) dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK).
Në një postim, kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani, theksoi përkushtimin e ndërmarrjes për të ndihmuar studentët në ndërtimin e një të ardhmeje të suksesshme dhe të qëndrueshme në fushën e inxhinierisë.
“Në Termokos, jemi të përkushtuar të ndihmojmë studentët tanë të shkëlqejnë dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme me shumë suksese”, ka deklaruar Osmani.
Njoftimi për procedurat dhe kriteret e aplikimit pritet të shpallet së shpejti nga njësitë akademike përkatëse.
Termokos, përmes iniciativave të tilla, vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm në edukimin dhe zhvillimin profesional të të rinjve në kryeqytet.