• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Fillon vaksinimi i qytetarëve në masë, komunat presin më shumë vaksina nga MSH

16/06/2021 - 10:39:13
Fillon vaksinimi i qytetarëve në masë, komunat presin më shumë vaksina nga MSH

Dje ka filluar realizimi i Planit të Veprimit për vaksinimin e qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19. Komunat tashmë kanë filluar vaksinimin e një numri më të madh të qytetarëve, derisa presin më shumë furnizim me vaksina për ta realizuar Planin e Vaksinimit në Masë.

Në gjithë vendin, dje ka filluar realizimi i Planit Shtetëror i Vaksinimit në Masë kundër COVID-19, i cili parasheh që deri në 500 mijë persona të vaksinohen kundër COVID-19 në muaj.

Lexo më shumë

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj

June 17, 2025
54
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë

U lirua dhe u arrestua brenda ditës Agim Rexhepi, dyshohet për ‘pastrimit të parave e drogë ’

June 17, 2025
19

Me fillimin e realizimit të këtij Plani, edhe interesimi i qytetarëve thuhet se ka qenë i madh, mirëpo, numri i vaksinave vazhdon të jetë i limituar.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri ka thënë për Express se interesimi për t’u vaksinuar kundër COVID-19 është shumë i madh në këtë komunë.

Ajo është shprehur që presin që edhe më tej të furnizohen me vaksina nga Ministria e Shëndetësisë.

“Numri i të interesuarve është i madh, për çdo dit po shtohet. Ne kemi pasur termine të caktuara për ata që kanë pasur prioritet. Ka pasur raste prej të moshuarve që s’kanë qenë të regjistruar po që janë kryer. Në përgjithësi procesi ka shkuar mirë”, ka deklaruar ajo.

Ymeri është shprehur se në bazë të kapaciteteve dhe furnizimit me vaksina, ata kanë planifikuar që të vaksinojnë deri në 500 persona brenda dite.

Ndërsa, edhe drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë, Afërdita Spahiu-Shllaku, ka thënë për Express se interesimi i qytetarëve të kësaj komune për t’u vaksinuar ka qenë shumë i madh dje.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ajo është shprehur se deri tani kanë vaksinuar 6 mijë e 371 persona, derisa presin edhe më tej furnizim me vaksina.

“Numri i vaksinave të dhëna shkon në 6 mijë e 371, ndërsa 367 persona kanë marrë dozën e dytë. Ka interesim shumë të madh për t’u vaksinuar, edhe pa termine janë lajmëruar në mënyrë masive”, ka deklaruar ajo.

Spahiu-Shllaku ka theksuar se do të vazhdojnë të vaksinojnë qytetarët sipas fazave të vaksinimit dhe se planifikojnë të vaksinojnë më pak se 1 mijë persona brenda ditës.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, Selami Xhemaili, ka thënë për Express se kanë kapacitete që të vaksinojnë deri në 1 mijë persona brenda ditës nëse furnizohen me vaksina.

Ai ka thënë se po respektohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin e qytetarëve.

“Vaksinimi ka filluar në sallën e sporteve në Gjilan. Ne kemi punuar si zakonisht me termine sipas listave të të lajmëruarve në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe në platformën E-Kosova. Krahas ekipeve të QMF’së kemi pasur mbështetje edhe nga një ekip mjekësor i FSK’së. Ne kemi kapacitete të vaksinojmë 800 deri në 1 mijë persona në ditë nëse furnizohemi me vaksina. Ne po respektojmë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim”, ka shtuar ai.

Përndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë dje para mediave se presin të vaksinojnë mbi 300 mijë persona në muaj.

Vitia ka thënë se gjatë këtij muaji Kosova do të furnizohet edhe me dozat e para të vaksinave nga kontrata e nënshkruar me Pfizer.

Ndërsa, kujtojmë që deri ditën e djeshme në Kosovë janë vaksinuar mbi 102 mijë persona, mbi 11 mijë me dozën e dytë të vaksinës.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj
Lajme

Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj

June 17, 2025
54
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

U lirua dhe u arrestua brenda ditës Agim Rexhepi, dyshohet për ‘pastrimit të parave e drogë ’

June 17, 2025
19
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Bota

“Trump do të kërkojë ndarje të Kosovës në këmbim të njohjes nga Serbia”

June 17, 2025
459
Mbi 450 të vrarë e mbi 600 të plagosur në Iran
Bota

Mbi 450 të vrarë e mbi 600 të plagosur në Iran

June 17, 2025
9
Rritje e ekstreme e bitcoin pas zgjedhjes së Trampit, president
Bota

Bitcoin rritet mes tensioneve Izrael-Iran

June 17, 2025
8
Ushtria izraelite vret komandantin iranian
Bota

Ushtria izraelite vret komandantin iranian

June 17, 2025
14
Next Post
Tre shtetas të Serbisë hyjnë ilegalisht në Kosovë, arrestohen nga policia

Tre shtetas të Serbisë hyjnë ilegalisht në Kosovë, arrestohen nga policia

Më të fundit

  • Raportuesi i Parlamentit Europian: Bota serbe e rrezikshme, Brukseli ta ndaloj
  • U lirua dhe u arrestua brenda ditës Agim Rexhepi, dyshohet për ‘pastrimit të parave e drogë ’
  • “Trump do të kërkojë ndarje të Kosovës në këmbim të njohjes nga Serbia”
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi