Grupi punues i Vetëvendosjes ka arritur në selinë qendrore të LDK-së, ku do të mbahet takimi i parë për harmonizim të programeve të paralajmëruar pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit, shkruan Telegramisot.com
Pjesë e takimit nga Vetëvendosje janë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu dhe Besnik Bislimi.
Nga LDK ndërkaq grupi punues përbëhet nga Avdullah Hoti, Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku.
Ky është takimi i parë, pasi që paraprakisht ishte diskutuar në nivel të liderëve.
Këto takime mes dy partive po vazhdojnë si përpjekje për të harmonizuar programet partiake në rast të arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Nga zgjedhjet e 6 tetorit, LVV ka dalë e para ndërsa LDK’ja e dyta. Kurti ka thënë se në rast se nuk arrihet koalicioni me partinë që drejton Isa Mustafa, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.