Ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës për të tretën herë sot pasi mosarritjes për të miratuar pikën e parë të rendit të ditës për votimin e raportit të Komisionit për kuorumin dhe verifikimin e mandatave.
“Jemi të pranishëm 120 vetë mund të vazhdojmë me seancën konstituive që është ndërprerë dy herë radhazi”, tha kryesuesi Avni Dehari.
“Kemi ardhur të gjithë në përfundim se jemi të pajtimit që me votë unanime të votohet raporti në Komision dhe në seancë që të mund të vazhdojmë tutje. Është propozuar në këtë takim që të autorizohet ose Komisioni i përkohshëm i njëjti ose nëse nuk pajtoheni që i njëjti komision duhet të zgjidhen anëtarë të tjerë që do të përpilojnë raport të ri”.