Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka nisur mbledhjen ku pritet të marrë vendim sot mbi propozimin për rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind.
Mbledhja ishte planifikuar të niste nga ora 10:00, raporton Gazeta Express.
Arsyet që ZRRE radhiti për propozimin për shtrenjtimin e çmimit të rrymës muajin e kaluar ishin ulja e prodhimit të energjisë, rritja e konsumit dhe varësia e madhe nga importet me çmime të larta.
Vendimi për shtrenjtimin e rrymës pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.
Ndërkaq, sot iniciativa ”Asnjë Cent më Shumë” ka paralajmëruar protestën e dytë nga ora 12:00 për të kundërshtuar këtë vendim.
RENDI I DITËS
Mbledhja e tretë (III) e Bordit të ZRRE-së
për vitin 2025
Miratimi i Rendit të Ditës;
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme;
Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OST/OT;
Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per OSSH;
Shqyrtimi i propozimit per aprovimin e te Hyrave te Lejuara Maksimale per FSHU;
Shqyrtimi i Ankesave të Konsumatorëve;
Të tjera.