Analisti Fidan Rama ka folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente dhe për ‘pazaret’ për të siguruar votat për pjesëmarrjen në votim.
Rama tha se Kurti ka qenë i zëshëm kundër Hashim Thaçit e Ramush Haradinaj duke i akuzuar për kontrabandim të votave, por posa erdhi në pushtet veproj njëjtë.
“Kurti tregoi se nuk dallon prej të tjerëve për pushtetin dhe pozicionin”, tha Rama në emisionin “Politico”, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej tha se Kurti ka akuzuar Haradinaj se e bëri qeverinë me një votë që e siguroi natën, dhe nga partia e kryeministrit e kanë akuzuar Adem Hoxhan si bashkëpunëtor të Serbisë, por kishin nevojë për votën e tij.
Kujtojmë se Vjosa Osmani u zgjodh mbrëmë presidente në rundin e tretë me 71 vota të deputetëve.