• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Fetahu: Unë do të jem kryetar i Podujevës

25/02/2020 - 10:37:32
Fetahu: Unë do të jem kryetar i Podujevës

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Naim Fetahu, ka folur për zgjedhjet në këtë komunë që do të mbahen më 15 mars.

Fetahu tha se tërë jetën është angazhuar në të mirë të qytetarëve të Podujevës.

Lexo më shumë

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
9
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22

“Komunën e Podujevës e ndjejë si familjen time, si vetën. Tërë jetën kam punuar dhe angazhuar në të mirë të komunës. Andaj vendosa që të hyjë në këtë garë. Jam angazhuar që nga shkolla e mesme në të mirë të qytetarëve. Si në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Helmimi i nxënësve. Ajo ka ndodhur pikërisht në klasën time. Kam marrë pjesë edhe në protestat e studentëve, kam qenë edhe pjesë e UÇK-së. I kemi ndarë të mirat dhe të këqijat bashkë me qytetarët”, tha Fetahu

Ai foli edhe për kohën sa ishte në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

“Kam qenë pjesë e themelimit të UÇK-së, të themelimit të Zonës Operative të Llapit. Kam dhënë kontributin tim në kuadër të logjistikës. Kemi kaluar momente të mira me bashkëluftëtarët e mi. Jam krenar. Jam njohtë edhe me Ilir Konushevcin. Ai ka vepruar në furnizimin me armë nga Shqipëria, kurse unë kam vepruar këtu në ZOLL. Unë mund ta veçoj edhe një nga bashkëpunëtorët nga Shqipëria Dashamir Alliu, i cili ka qenë nga Librazhdi i Shqipërisë. Ka qenë besnik”, tha Fetahu në Klan Kosova.

Kandidati i PDK-së për të parin e Podujevës theksoi se për shkak të keqmenaxhimit Podujeva ka mbetur prapa në krahasim me komunat e tjera.

“Komuna e Podujevës ka qenë ndër komunat më të zhvilluara. Është e shtata në Kosovë për kah numri i banorëve. Por kur e krahasojmë me Gjilanin, Ferizajn apo Gjakovën, Podujeva ka mbetur prapa sa i përket zhvillimit, sepse menaxhimi i komunës në këto 20-vjetët e fundit ka qenë jashtëzakonisht i dobët “- theksoi ai.

Fetahu u zotua se Podujeva me atë në krye do ta merr vendin e merituar.

“Qytetarët kanë mbetur para pa fajin e tyre. Unë e besoj që me projektet që do t’i ofroj Podujeva do ta ketë vendin e merituar. Podujeva ka nevojë për plotësim të infrastrukturës, rrugëve, kanalizimit, të ujërave të zeza. Një arsim cilësor. Ka shumë familje që e ka braktisur komunën për shkak të arsimit, sepse duan që fëmijët të edukohen. Paramendoni si mund të ngritët cilësia e arsimit, kur në Podujevë e kemi vetëm një çerdhe? I kemi 86 mijë banorë por e kemi vetëm një çerdhe publike”, shtoi Fetahu.

Ai foli edhe për planprogramin që do t’i ofrojë qytetarëve, duke premtuar se do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallim.

“Jemi në finalizim të planprogramit. Ky program do të jetë i bazuar në nevojat e qytetarëve. Së bashku me ekspertët lokal dhe qendror, por edhe me qytetarët jemi munduar të hartojmë një planprogram të mirë. Unë do të jem i gjithë qytetarëve, nuk do të jem vetëm i PDK-së. Po ashtu edhe sa i përket punësimit qytetarët e Podujevës nuk kanë mundësi të punësohen askund tjetër përpos në arsim, sepse sektori privat është i shkatërruar ”

“Të gjitha bizneset që kanë pasur një potencial zhvillimi nuk operojnë në Podujevë për shkak të kushteve jo të mira. Ata operojnë në Fushë Kosovë, Prishtinë, Lipjan, në Parkun e Biznesit në Drenas. Unë do të përpiqem që bizneset e Llapit të operojnë në një park industrial. Të gjithë do të kenë vend sikur bizneset vendore, ashtu edhe investimet nga jashtë. Sepse pa punësim dhe zhvillim të sektorit privat nuk ka as zhvillim ekonomik. Edhe në aspektin social do të jem i përqendruar, nuk mund ti ketë një familje të gjithë anëtarët e punësuar kurse tjetra mos ta ketë asnjë”, tha ai.

Naim Fetahu foli edhe për dy kundër-kandidatët e tjerë për kryetar të Podujevës.

Sipas tij të dy kanë qenë drejtor të Agim Veliut dhe se nuk pritet ndryshimi nga ta.

“I kam dy kundër-kandidatë nga dy parti të ndryshme, por që janë faktikisht nga partia e njëjtë. Këta kanë qeverisur me Podujevën dhe si pasojë e tyre ne e kemi këtë gjendje. Këta kanë qenë drejtor të Agim Veliut. Unë jam ndryshimi për Podujevën si kryetar. Edhe para se të hyjë në garë kam pasur kërkesa nga qytetarët. Unë do të jem kryetar i Podujevës”, tha ndër të tjera Fetahu.

Share2TweetSendShareSend

Related Posts

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
Lajme

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
9
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
Lajme

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22
Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
Bota

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini

May 15, 2025
20
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
8
Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
Lajme

Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

May 15, 2025
27
Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
Bota

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
21
Next Post
Kosovë: Ky është testi i parë serioz për opozitën

Kosovë: Ky është testi i parë serioz për opozitën

Më të fundit

  • Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
  • Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
  • Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi