Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi për realizimin e projektit “Ndërtimi i Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc-Ferizaj’, në vlerë 400 mijë euro, të financuar nga MMPH.
Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi, Matoshi ka deklaruar që si ministër i MMPH-së, në vazhdimësi ka përkrahur komunat e
Kosovës, në rritjen e performancës dhe arritjen e synimeve të tyre.
“Me këtë projekt, ne do të arrijmë të kemi një kujdes më të madh për dëshmorët e rënë në luftën tonë për liri”, tha ai.
Ndërsa, kryetari Aliu e vlerësoi si tejet të rëndësishëm realizimin e këtij projekti, duke marrë parasysh historinë që përfaqëson, kontributin dhe sakrificën e dhënë nga ushtarët e UÇK-së për lirinë e Kosovës.