Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës gjatë ditës së sotme kanë pritur në takim zyrtarët e skuadrave që këtë vit do të garojnë në një rang më të lartë të garave në futbollin kosovar.
Presidenti i FFK’së, Agim Ademi si dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kërkuan nga të pranishmit organizim më të lartë, teksa u inkurajuan që të punohet në krijimin e kushteve sa më të mira për futbollistë.
“Me këtë rast presidenti Ademi i përgëzoj këto klube për ngjitjen në një rang më të lartë të garave, duke shprehur shpresën se tani organizimi i tyre do të shënojë ngritje, teksa i inkuaroj që të punojnë me vendosmëri për krijimin e kushteve sa më të mira për futbollistët, për të dëshmuar se kanë kapacitetet e nevojshme për ligat në të cilat do të marrin pjesë dhe kësisoj t’i shërbejnë edhe ngritjes dhe zhvillimit të mëtejmë futbollit në vendin tonë”.
“Në anën tjetër, përfaqësuesit e klubeve shprehën respektin maksimal për krerët e FFK-së për kujdesin e treguar ndaj klubeve në periudhën e vështirë të pandemisë, si dhe u zotuan për organizim sa më të mirë në edicionin e ri të garave”, thuhet në njoftimin zyrtar.