Ka humbur jetën Fatjona Kurmehaj e cila ishte e diagnostifikuar me Leukemi, raporton Gazeta Express.
Lajmin për vdekjën e tij e ka bërë të ditur ish-deputeti, Rasim Selmanaj, i cili shprehi ngushëllime për humbjen e Fatjona Kurmehaj.
“Lajm tronditës. E paska humbur betejën me sëmundjen e Leukemisë Fatjona Kurmehaj, vajza i bashkëvuajtësit tim të burgjeve serbe Zenel Kurmehaj! Bashkëndjejmë dhembjen me familjen Kurmehaj nga Strellci i Epërm! Shpirti i Fatjonës u preht në paqën e pasusun!”, thuhet në postimin e tij në Facebook.
Kujtojmë se Fatjona ka kohë që kishte kërkuar ndihmë për shërimin e saj jashtë vendit.