Fatime Haxhiu ka qenë ndër të parët që ka shkuar sot në Qendrën Shëndetësore të Zveçanit për ta marrë vaksinën kundër koronavirusit. Ajo dhe shumë qytetarë të tjerë janë mbledhur aty përkundër motit me shi, për ta marrë vaksinën kundër koronavirusit që ua solli Qeveria e Serbisë, raporton Gazeta Express.
Ajo ka thënë se e ka marrë vaksinën me shumë gëzim, ndërsa për këtë e ka falenderuar shtetin e Serbisë.
“Sapo dëgjova që vaksinimi i personave të moshuar do të fillonte në vendin tonë, erdha menjëherë dhe e mora vaksinën me shumë gëzim. Falë shtetit të Serbisë, i cili na mundësoi të mbrohemi nga ky virus”, tha Haxhiu.
Një qytetar tjetër, Dushan Bozhoviq po priste gjithashtu radhën për ta marrë vaksinën në korridorin e Qendrës Shëndetësore, ndërsa tha për mediumin serb në Kosovë, “Kosova Online” se në asnjë moment nuk ka pasur asnjë dyshim nëse duhej ta merrte vaksinën.
Unë besoj në sistemin tonë shëndetësor dhe kjo është arsyeja pse erdha me gëzim për të marrë vaksinën. E falënderoj shtetin e Serbisë dhe të gjithë ata që na mundësuan të marrim këtë vaksinë”, tha Bozhoviq.
Midis qytetarëve të shumtë, Milanka Markoviq, edukatore në pension, e mori gjithashtu vaksinën e Zveçan.
“Faleminderit të gjithë atyre që bënë përpjekje të na sigurojnë këto vaksina, në mënyrë që të mos harrohemi për asnjë moment. Me këtë, ne hoqëm një barrë të madhe nga vetja”, tha Markoviq.