Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Faruk Nura, ka vazhduar punën edhe sot në terren. Nëndega e AAK-së në Verban, në tubimin mobilizues të strukturave dhe aktivistëve të saj, i dha një mbështetje të madhe Faruk Nures, për Shtetin 100%, të kryesuar nga Kryeministri, Ramush Haradinaj.
Gjithashtu me punën e zëvendësministrit Nura, sot në nëndegën e AAK-së, shumë qytetarë iu bashkuan atij në Verban, dhe vlen të përmendet se edhe z.Fadil Ukshini, një ish aktivist i PDK-së u bë pjesë e AAK-së.