Fabrika “Sharrcem” nuk kishte përmbushur zotimet e saj për privatizim rreth 9 milionë euro.
Për këtë ishte penalizuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe procesi duket se ka përfunduar në Arbitrazh.
Kështu ka thënë ish-kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit Petrit Gashi gjatë raportimit në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.
“Për mos përmbushjen e zotimeve, fabrika ‘Sharrcem’ nga dy raporte të auditimi për këtë ndërmarrje nuk i ka përmbushur zotimet rreth 9 milionë euro. Fabrika është penalizuar dhe nëse nuk gaboj kjo ndërmarrje me AKP është në arbitrazh”, tha Gashi.
Derisa ka komentuar edhe të ardhurat mujore në AKP.
Sipas Gashit për gjashtë ditë punë në përgatitjen e një mbledhje të bordit dhe mbajtjen e saj, si kryesues i bordit është paguar mbi 3 mijë euro.
Ish-kryesuesi i bordit të AKP duke iu përgjigjur deputetit Hekuran Murati, tha se në atë kohë nuk ka pasur afërsi me ndonjë me ndonjë subjekt politik.
“Me propozim të qeverisë dhe me miratim të Kuvendit të Kosovës jam zgjedhur kryesues i Bordit pa ndonjë konkurs. Për këto procese nuk ka pasur konkurse”, tha ai.
Gashi tha se për t’i ikur mundësisë se kurdisjes së ofertuesve, është ndryshuar Rregullorja e shitjes në AKP.
“Kemi ndryshuar Rregulloren, që nëse dështon blerësi i parë, ofertuesi i dytë të paguaj çmimin e ofertuesit të parë. Mund të ketë pasur bashkëveprim të ofertuesve, marrëveshje mes ofertuesve). Ka gjasë të ketë pasur marrëveshje”, tha ai.
Sipas tij, shitje me procedurë të negociuar nuk ka pasur në kohën sa ka kryesuar këtë Bord.