Megjithëse kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë fushatës elektorale kishte premtuar se nuk do të kishte punësime familjare kur ai të vinte në pushtet, një gjë e tillë si duket nuk po ndodh.
Rasti i fundit i punësimeve familjare ka ndodhur në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ministri kjo që udhëhiqet nga Rozata Hajdari.
Gazeta Blic nga burime të saj brenda Ministrisë merr vesh se Drilon Zuba, familjari i Salih Zybës, është punësuar si asistent i ministres Rozeta Hajdari.
Pas marrjes së këtij informacioni është kontaktuar ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Hajdari në përgjigjen e saj ka thënë se i njëjti nuk është djali i vëllait të Sali Zybës, por nuk ka mohuar se i njëjti është i punësuar në këtë ministri.
“Nuk është djali i vëllait të Sali Zybës dhe është në kabinetin e ministres, pra është staf politik. Këto pyetje nuk janë të arsyeshme që i’u i bëni, nuk është djali i vëllait të Sali Zybës. Unë nuk e kam të afërt zotin Zyba, nuk e kam familjar, çfarë ka lidhje farefisnia ime me zotni Zybën”, tha shkurt Hajdari për Gazeta Blic.