Një grua është dërguar pa shenja jetë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan. Rasti është raportuar në Polici nga familjarët, raporton Telegrami Sot.
Sipas familjarëve, e njëjta (motra) s’ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga e njëjta qendër.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“QKMF Deçan 08.04.2021-19:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është dërguar pa shenja jete në QKMF, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Sipas familjarëve e njëjta nuk e ka pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga e njëjta qendër. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport