• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Familjarët e të pagjeturve luten të japin mostrat e gjakut, mund të identifikohen deri 20 persona

30/08/2020 - 10:19:37
Familjarët e të pagjeturve luten të japin mostrat e gjakut, mund të identifikohen deri 20 persona
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Deri 20 persona  të pagjetur do të mund të identifikoheshin nëse familjarët e tyre do të jepnin mostrat e gjakut.

Kështu ka thënë Zëvendës-drejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe ekspertja e EULEX-it, Tarja Formisto, e cila ka theksuar se njëri prej problemeve të ballafaquara gjatë procesit të identifikimit të mbetjeve mortore është fakti se jo të gjithë të afërmit e personave të pagjetur i kanë dhënë mostrat e tyre të gjakut për analizën e ADN-së.

Lexo më shumë

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
13
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
22

“Ka familje të cilat refuzojnë t’i japin mostrat e gjakut për arsye të ndryshme. Disa besojnë se të afërmit e tyre janë ende gjallë, të tjerët nuk duan t’i japin mostrat e gjakut përpara se kryerësit e veprave të sillen përpara drejtësisë”, ka thënë ajo.

“Unë vlerësoj se deri në 20 persona të pagjetur do të mund të identifikoheshin me anë të AND-së, sikur familjarët e të gjithë personave të pagjetur t’i jepnin mostrat e gjakut. Unë dëshiroj t’u bëj apel të afërmve të gjithë personave të pagjetur që t’i japin mostrat e gjakut ashtu që ne të mund ta përfundojmë procesin e identifikimit për disa prej tyre,”.

Duke folur për arsyet pse ende më shumë se 1640 persona nuk janë gjetur në Kosovë, Formisto tha se ekziston mungesë e informacioneve të reja dhe të besueshme për lokacionin e saktë të varrezave, duke shtuar se disa prej mbetjeve mortore janë në varreza masive, disa prej tyre në varreza klandestine më të vogla, si dhe nëpër varreza në zona të ndryshme, gjë që e bën më të vështirë procesin e lokalizimit të mbetjeve mortore.

“Ekziston gjithashtu edhe çështja e një numri të caktuar të keqidentifikimeve. Menjëherë pas konfliktit kufomat janë identifikuar në mënyrë të përgjithësuar, për shembull nëpërmjet fotografive, rrobave apo gjësendeve personale, që ka rezultuar në gabime të cilat sot është vështirë të gjurmohen dhe të korrigjohen”.

Ekspertët e EULEX-it vazhdojnë të punojnë së bashku me kolegët vendas të tyre në Institutin e Mjekësisë Ligjore duke ofruar ekspertizë dhe këshilla për identifikimin e varrezave të mundshme klandestine dhe për zhvarrimin dhe identifikimin e viktimave nga konflikti i Kosovës. Prej fillimit të mandatit të EULEX-it e deri më sot, ky Mision i ka kryer 656 operacione në terren për t’i lokalizuar personat e pagjetur, përfshirë 166 zhvarrime. Janë identifikuar mbetjet mortore të 456 individëve, përfshirë 316 persona të pagjetur.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

“Zhvillime dramatike” brenda VV’së, shpallet gara për kandidatin për kryeministër
Lajme

Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë

June 7, 2025
13
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
22
Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
Lajme

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
16
Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
Lajme

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

June 7, 2025
12
Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
Lajme

Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet

June 7, 2025
6
Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit
Lajme

Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit

June 7, 2025
10
Next Post
Brenda laboratorëve të IKSHPK-së, aty ku heronjtë e heshtur zbulojnë armikun e padukshëm

Brenda laboratorëve të IKSHPK-së, aty ku heronjtë e heshtur zbulojnë armikun e padukshëm

Më të fundit

  • Kurti e lavdëron AKI-në, Policinë e Prokurorinë
  • Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë
  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi